Menaxhimi i inventarit
Gjurmimi i inventarit në kohë reale me parashikimin e kërkesës të mundësuar nga inteligjenca artificiale, riporositjen automatike dhe menaxhimin e shumë lokacioneve
Gjurmimi i Stokut
Ky seksion ju ofron një pasqyrë të detajuar të lëvizjes së stokut dhe ju lejon të monitoroni çdo artikull në magazinë.
Funksionet kryesore përfshijnë:- Statistikat e Përmbledhjes – një pasqyrë e përgjithshme e të gjitha lëvizjeve të stokut.
- Alokimet Totale – shuma totale e stokut që është alokuar për faturat ose kërkesat e tjera.
- Pro-Faturat – artikujt që janë përfshirë në faturat proforma.
- Faturat e Rregullta – artikujt që janë lëshuar në faturat e zakonshme të shitjes.
- Fletët e Daljes – dokumentacioni që shoqëron lëvizjet e stokut jashtë magazinës.
- Alokuar – sasia e stokut që është rezervuar për përdorim të mëvonshëm.
- Lëshuar – sasia që është larguar nga magazina për klientë ose projekte.
- Transferuar – artikujt që janë transferuar në magazina ose dege të tjera.
Ky seksion tregon saktësisht nga ka shkuar stoku, nëpër faturat e lëshuara, transferimet dhe alokimet, duke ju dhënë një pasqyrë të plotë për menaxhimin e inventarit dhe gjurmimin e materialeve.
Lëvizja e Stokut
Ky seksion ju mundëson të monitoroni të gjitha lëvizjet e stokut në magazinë, duke dhënë një pasqyrë të qartë të hyrjeve dhe daljeve të artikujve.
Funksionet kryesore përfshijnë:- Hyrjet në stok – artikujt që janë futur në magazinë përmes furnizimeve ose transferimeve.
- Daljet nga stok – artikujt që janë larguar përmes faturave, fletëve të daljes ose transferimeve.
- Transferimet ndër-magazinë – artikujt që janë dërguar nga një magazinë në tjetrën.
- Alokimet – rezervimet e stokut për faturat, projekte ose kërkesa të veçanta.
Ky raport ju ndihmon të gjurmoni origjinën dhe destinacionin e çdo artikulli, të menaxhoni inventarin në mënyrë efikase dhe të siguroni kontroll të saktë mbi stokun.
Shkarko në PDF
Ky opsion ju lejon të konvertoni të dhënat ose raportet në format PDF, duke krijuar një dokument të gatshëm për:
- Ruajtje dhe arkivim të përhershëm
- Dërgim me email ose ndarje me palë të tjera
- Printim në format fizik
Ky funksion është i dobishëm për të pasur një kopje profesionale dhe të pandryshueshme të të dhënave, qoftë për faturat, raportet financiare, shpenzimet apo kartelat e klientëve dhe furnitorëve.
Shkarko në Excel
Ky opsion ju mundëson të eksportoni të dhënat ose raportet në format Excel (.xlsx), duke ju lejuar:
- Analizimin dhe përpunimin e të dhënave lehtësisht me formula dhe filtra.
- Ruajtjen dhe arkivimin e kopjeve të organizuara të të dhënave.
- Ndërveprimin me departamente të tjera ose kontabilistët për raportim financiar.
Ky funksion është ideal për të pasur një kopje të redaktueshme dhe të organizuar të të dhënave, qoftë për faturat, shpenzimet, klientët apo furnitorët.
Statusi i invertarit
Gati për të optimizuar inventarin tuaj?
Bashkohuni me mijëra biznese që përdorin Clientlly për të zvogëluar mungesat në stoqe, për të optimizuar nivelet e inventarit dhe për të rritur fitimprurësinë.
Karakteristikat e Menaxhimit të Inventarit